Protestë e shqiptarëve në Zarë të Kroacisë për ish-drejtuesit e UÇK-së, thirrje për drejtësi në Hagë

Dhjetëra shqiptarë u tubuan në Zarë të Kroacisë për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për të kërkuar drejtësi në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Të lidhura

None found

Ky organizim u mbajt nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.

Në këtë protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, i cili u shpreh se tubimi ishte organizuar për të kundërshtuar atë që ai i cilësoi si padrejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“E kemi këtë protestë në Zarë, për padrejtësitë, liri për çlirimtarët, rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, deklaroi Gucati.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit brohorisnin vazhdimisht “UÇK”, ndërsa mbanin flamuj kuqezi dhe pankarta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Më herët, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kishte bërë të ditur se e përkrah këtë organizim, duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të marrin pjesë për të dëshmuar solidaritet me ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Ky tubim zhvillohet pasi trupi gjykues i Dhomave të Specializuara ka përcaktuar 16 shtatorin, në orën 10:00, si datën kur do të shpallet aktgjykimi në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas vendimit të trupit gjykues, shtyrja e shpalljes së aktgjykimit është bërë për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara gjatë procesit gjyqësor.

Protesta të ngjashme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë mbajtur edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Hagë.


Shtuar 5.07.2026 19:02

grandpashabet linkkavbetHoliganbetcasiveragoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetMadridbetkalebetCasibomcasibomJojobetjojobetgoldenbahiscasibomcasibomberlinbetcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasjojobetİmajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio