Reshjet e shiut të rënë gjatë natës kanë shkaktuar dëme të shumta në qarkun e Shkodrës. Sakaq raportohet se kjo situatë është shoqëruar me bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish, por vetëm dëme, kryesisht në infrastrukturën rrugore dhe në kanalet kullues e ato vaditëse.
Autoritetet thonë se janë në terren dhe po punojnë për riparimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Njoftimi i plotë:
Gjate 24 oreve te fundit kane vijuar reshjet e shiut ne te gjithe territorin e Qarku Shkoder. Nga DRUK informohemi se nga reshjet e rena deri tani nuk jane konstatuar probleme ne sistemin e kullimit dhe mbrojtjes nga vershimi lumenjve.
Nga bashkia Shkoder informohemi se si pasoje e reshjeve te shiut ka patur renje guresh ne aksin rrugor Prekal – Breglumi.
Ne rrugen e Dukagjinit ka patur rreshqitje dherash e guresh per te cilat do te punohet me ane te nje fadrome per largimin e tyre. Nderkohe ne Theth nje nate me pare pati prurje te shumta te lumit te Shales, por pa pasoja te renda. Ura qe lidh fshatin Theth me Nderlysaj nuk eshte demtuar nga reshjet por firma qe po punon per rrugen e re atje, ka nderhyre pasi do te beje rikonstruksionin e plote te ures. Ne pjesen tjeter te njesite nuk raportohen deme, ne disa zona ka patur shkeputje te energjise si pasoje e linjave te amortizuara.
Nga bashkia Vau Dejes informohemi se ne NjA Vig Mnele ka bllokim te disa rrugeve nga prurjet e lumit Gjader.
Ne NjA Vau Dejes prurjet ne perroin Gline dhe Tamze kane qene me te ulta pasi Bashkia ne bashkepunim me DRUK kane bere pastrimin e tyre ne te gjithe gjatesine. Nuk ka energji elektrike ne NjA Vau Dejes dhe NjA Hajmel.
Nga bashkia Fushe Arres informohemi se si pasoje e reshjeve te shiut esht demtuar nje banese ne fshatin Dardhe te NjA Blerim, banesa e shtetasit Nikoll Pjeter Kola me dy antar. Poashtu jane demtuar rruget rurale ne NjA Iballe dhe NjA Fierz.
Nga bashkia Malesi e Madhe informohemi se si rezultat i shirave te rena gjate nates ka pastur nderprerje te energjise elektrike ne NjA Shkrel, NjA Kastrat, NjA Kelmend.
Nga bashkia Puke informohemi se ne NjA Qelez eshte demtuar totalisht aksi rrugor Qelez- Ukth Maja e Mirges. Ka patur rreshqitje te rruges ne aksin rrugor te Kabashit Memaj Buhot, aksit rrugor Bicaj Blinisht Krove. Ne
NjA Gjegjan ka patur demtim ne catine e shkolles qender Gjegjan. Ne rruget rurale ka prezence inertesh si pasoje e shkarjeve te gureve dhe dherave. Kanali vadites Rras Kuzhnen eshte demtuar plotesisht. Ura e Rras Kuzhnenenit eshte demtuar plotesisht.
Per njesine Puke kemi rreshqitje te trupit te diges se rezervuarit. Per nderhyrje ne stabilizimin e situates kerkohen 2 mjete, 1 fadrome dhe 1 kamion.
Problematika te tjera nuk raportohen, ndersa Sektori EC ne bashkepunim me drejtuesit e institucioneve te nivelit vendor dhe drejtorite perkates po monitorojme situaten per te cilen do ju informojme sistematikisht.