Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin ditët e fundit, ka shkaktuar problematika edhe në qarkun e Kukësit dhe të Dibrës.
Raportohet se në tre njësi në Kukës ka probleme me energjinë elektrike, ndërsa në bashkinë Has gjatë natës ka patur dëmtim të një ure që lidh fshatin Dobrunë me fshatin Bardhosh.
Ndërsa në Dibër, raportohen probleme në rrugën nacionale Skuraj–Burrel, dhe në Shkopet, ku për më tepër se 3 orë rruga ka qenë e bllokuar pasi inertë dhe gurë janë shembur nga shpati i malit.
Gjithashtu, ka patur ndërprerje të energjisë edhe në njësitë Baz dhe Ulëz.
