Moti ekstrem mbyll shkollat, temperaturat zbresin në -17 gradë javën e ardhshme, acari “pushton” vendin

Mbyllen edhe shkollat, temperaturat zbresin deri -17 gradë javën e ardhshme, moti ekstrem pushton gjithë vendin

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se, javën e ardhshme,  duke filluar nga e hëna deri të mërkurën, shkollat në të gjithë vendin do të mbyllen për shkak të motit ekstrem ku temperaturat do të shkojnë deri në -17 gradë celsius.

Por si parashikohet moti për sot dhe javën në vazhdim

Të premten nisin reshjt e shiut dhe më pas, pasdite, të gjitha reshjet që do të bien në vend do të jenë në formën e dëborës. Reshjet do të zbresin në lartësitë e ulëta, atë të Shkodrës, Lezhës. Edhe e shtuna do të karakterizohet thuajse me mot të njëjtë.

Pas të shtunës, do të kemi një mot pa reshje, por me temperatura ekstreme që do të zgjasin deri të mërkurën. Temperaturat do të jenë edhe minus në bregdet.

Tirana do të kapë shifrën e -4 ose -5.  Kulmi i tyre do të jetë të dielën, por edhe e hëna dhe e marta. Vlerat më të ulëta priten në pjesën e verilindjes që do të jenë -17 gradë celsius.

Javën e ardhshme, përveç temperaturave të ulëta, moti do të karakterizohet nga era e fortë. Ky muaj ka më pak reshje, por temperaturat do të jenë më të ulëta se mesatarja./albeu.com

 


Shtuar 20.01.2022 13:52