Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim, në mbrëmje mot kryesisht i vranët.

Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.

Të lidhura

None found

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 1 gradë celcius.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore parashikohen të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje–juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra stuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës era pritet të fitoi shpejtësi deri 18 m/s.


Shtuar 25.03.2026 17:36

Tags: ,