Nëse keni menduar se ka ardhur koha për plazh, ende jeni shumë herët! Masat e paqendrueshme gjatë kësaj jave do të nxisin zhvillimet e vranësirave, të cilat kryesisht në zonën veriore të vendit, do të sjellin reshje të përkohshme shiu.
Ditën e enjte, reshjet parashikohet të përfshijnë më tepër territor si në tabelën e mëposhtme.
Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, shiu dhe shtrëngata në këtë periudhë të vitit bie në kohë të shkurtër dhe ka tendencën të prekë lokalisht një territor.
Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe të enjten do të kthejë nga veriperëndimi e vrullshme veçanërisht në brigjet detare, duke sjellë dhe forcim të dallgëzimit deri 4 ballë. /albeu.com/