‘Mos, u bera si kërpërata’! Kush pret me ankth deklaratat e bujshme të deputetit lushnjar?

Deputeti Saimir Korreshi këtë të martë ishte i ftuar në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, ku foli për incidentin që sot ndodhi në Kuvend.  “Këto akte duhen evituar. Nuk do të isha dakord, jam kundër këtyre shfaqjeve, ndjej trishtim të them të drejtën”.

Përpos jetës profesionale, biseda u ndal edhe tek profili i tij familjar e social. Korreshi u shpreh se për batutat që ai bën në Kuvend më së shumti mërzitet gruaja e tij.

“Bashkëshortja ime është gjithmonë në ankth sa herë që unë dal. Ajo është vetmja që gjatë gjithë kohës e vuan pjesën time se si do dal, e përjeton, sheh komentet në portale të ndryshme. Rrezik është gjjihtmonë me gjak të ngrirë  dhe thotë “obobo ça do këpusi sot”.

Ai është khyer në Shqipëri vite më parë kur humbi babain e tij dhe u bë burri i shtëpisë. Gjatë rubrikës 1 jetë 5 këngë, deputeti rrëfeu se kënga “Che fantastica storia è la vita” lidhet pikërisht me këtë.

“Për mua është magjike, e kam dëgjuar pafundësisht pas vdekjes së babait tim në 2006. Ka qenë viti më I trishtë për mua, kam humbur një shok, për nga mentaliteti që ai më jepte mua dhe kushërinjve të mi. Kjo këngë më ka sjellë në Shqipëri, sepse duhej të kujdesesha për gjyshen, motren dhe mamanë. Këtë këngë e dëgjoj në momentet kur jam zero e do të thotë këtu fillon dhe s’ka ku shkon më keq se kaq”.

“Perfect” është kënga që ka kërcyer vallëzimin në dasmën e tij. Ai shtoi se e ka shijuar shumë, pasi pjesë e dasmës së tyre ishte edhe vajza, ndërsa miqve e shokëve iu kish thënë që në këtë dasmë s’ka rregulla.  Ermali e pyet nëse janë çifti që mund të bënin një dasmë të dytë pas 10 apo 20 vitesh, deputeti duke qeshur tha “E kemi lënë me çunat tani të bëj prapë se kanë kaluar aq bukur sa duan sërish”.


Shtuar 16.11.2021 18:35