“Mos ji indiferent”, Rama e nis ditën me një thirrje për elektoratin gri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama këtë ditë të dielë e ka nisur ditën me një postim në rrjetin social Facebook ku i përcjell një mesazh elektoratit gri.

Në video bëhet thirrje për votimin e PS në shkodër duke i kujtuar se duhet të shohin pragun e tyre sesi do të ndryshojë më vonë.

“MIRËMËNGJES

kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt Shqipërinë

Ditë të mbarë”-shkruan Rama .

Shtuar 18.04.2021 08:04