Një numër i madh pushuesish nga Kosova dhe vende të rajonit i janë drejtuar Shqipërisë për sezonin veror, duke sjellë lëvizje të shtuara në pikën kufitare të Morinës.
Të dhënat zyrtare tregojnë se nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë hyrë në territorin shqiptar 12 mijë e 642 shtetas të huaj dhe 1 mijë e 471 shtetas shqiptarë. Po ashtu, gjatë këtij intervali kohor kufirin e kanë përshkuar edhe 119 autobusë.
Të lidhura
None found
Nga ana tjetër, numri i daljeve nga Shqipëria ka qenë dukshëm më i ulët. Në 12 orët e fundit, përmes Morinës kanë dalë 1 mijë e 887 shtetas.
Afërsia me Kosovën, çmimet e arsyeshme dhe plazhet mbeten ndër arsyet kryesore pse shumë pushues preferojnë bregdetin shqiptar.
Edhe pse fluksi i udhëtarëve ka qenë i lartë, në pikën kufitare nuk janë shënuar radhë, ndërsa procedurat e kalimit po zhvillohen normalisht, edhe si rezultat i marrëveshjes për lëvizjen e lehtësuar mes Shqipërisë dhe Kosovës.
