Një taksist në Greqi, i cili dyshohet se është me origjinë shqiptare ka tentuar të përdhunojë një vajze të re gjatë mbrëmjes së djeshme në Athinë.
Media greke “Protothema”, bën me dije se ngjarja ka ndodhur në sheshin “Eksarkati” në Athinë. 20 vjeçarja po kthehej në shtëpi dhe ka kërkuar një taksi për tu kthyer në lagjen e saj në Kato Patisia.
Por rrugës shoferi ka ndërruar rrugë, gjë që solli edhe shqetësimin e vajzës së re. Më pas vajza ka bërtitur dhe është ndihmuar nga kalimtarët përreth, ndërsa shoferi u tërhoq.
Ky rrëfim është dhënë nga mamaja e vajzës e cila tha gjithashtu se autori ishte me një gjatësi mesatare, me flokë me ngjyrë të çelët, i veshur me këmishë portokalli.
Sipas mediave greke nëna dhe vajza dyshojnë se taksisti është shqiptar, por kjo e dhënë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.