Morën dozën e parë të vaksinës, infektohen me COVID-19 tre punonjës të bluzave të bardha në Elbasan

Bluzat e bardha ishin ndër kategoritë e para në Shqipëri që u bënë pjesë e procesit të vaksinimit anti-COVID.

Por edhe pse e kanë marrë dozën e parë të vaksinës, tre prej punonjësve në Elbasan janë konfirmuar të infektuar nga koronavirusi pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer.

Pas marrjes së dozës së parë është infektuar me Covid një mjeke endokrinologe, një mjek imazhier dhe një infermiere në spitalin e Elbasanit.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion se sa ditë kishin kaluar nga injektimi i dozës së parë.

Shtuar 23.03.2021 04:03