Momenti kur raketat ukrainase shkatërrojnë tanket ruse (VIDEO)

Pamje të reja kanë dalë nga luftimet në Ukrainë, mes trupave ruse e ukrainase.

‘The Sun’ ka bërë publike një video ku shihet momenti kur raketat ‘Stugna-P’ të përdorura nga ana ukrainase hedhin në erë tanket ruse.

Videoja e publikuar nga ‘The Sun’ është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës së bashku me një deklaratë ku thuhej se sistemet e armëve të përdorura ishin sistemet raketore antitank PTRK “Stugna-P”.

Zakonisht Stugna-P lëshojnë raketa të kalibrit 130 milimetra dhe mund të operohen me telekomandë nga një distancë deri në 50 metra./albeu.com/