Një gomone e mbushur me rreth 500 kg hashash është kapur pasditen e sotme në gadishullin e Karaburunit.
Menjëherë pas pikasjes së saj forcat e policisë Delta Force i janë vënë pas dhe kanë bërë shoqërimin e saj në Repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë, ndërkohë që operacion është përfshirë edhe Guardia Di Financa italiane.
Ndërkohë në pamje mund të shihni momentin kur policia bën shoqërimin e gomones në repart si dhe momenti kur nisin të shkarkojnë sasinë e kapur të lëndës narkotike, e cila dyshohet se është kanabis.
Ndërkaq, në orët në vjim Policia e Shtetit pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin.