Policia e Shtetit dolën “pa gjë” nga shtëpia e kryeprokurorit, pasi nuk e gjetën në shtëpi Adriatik Llallën.
Vetëm pak orë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, oficerët shkuan mbrëmjen e sotme në shtëpinë e ish-kryeprokurorit për ta arrestuar, por nuk e gjetën në shtëpi.
Banesa është vendi i parë ku realizohet kërkimi pas firmosjes së urdhër arrestit, por trupa e policisë së Tiranës doli “duarbosh”, pasi nuk e gjeti në shtëpi.
Kujtojmë se pak kohë më parë u përhap në internet një foto e tij nga Roma, ku ai shihëj me valixhe në dorë duke pritur trenin./albeu.com