Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 20:39