Gjatë ditës së sotme po vijojnë me intensitet luftimet në Kiev, ku sulmet ruse nuk po kufizohen vetëm mbi ushtrinë ukrainase, por edhe mbi popullsinë civile.
Momentalisht janë plagosur 35 persona, përfshi edhe dy fëmijë, gjatë natës në qytetin e Kievit.
Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit, Vitaly Klitschko.
Ndërkohë në pamjet e mëposhtme do të mund të shihni sulmin e raketave ruse mbi një ndërtesë shumëkatëshe në kryeqytet.
Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës thotë se një raketë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në Lobanovsky Avenue 6, në qendër të Kievit, raporton Luke Harding nga Lviv.
Videoja e shpërndarë nga shërbimi për shtyp i Volodymyr Zelensky tregon raketën duke shpërthyer në një banesë private./albeu.com/
Russian missile strike last night on an apartment block in Lobanovsky Avenue in central Kyiv. A large chunk torn out of the building, with multiple floors destroyed and smoke burning this morning. Number of casualties unknown pic.twitter.com/bkJ07QdiOT
— Luke Harding (@lukeharding1968) February 26, 2022