Këtë të hënë në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuara Zina Zdrava dhe Ulpiana Aliaj, të cilat na treguan për të parin duet që kanë bërë së bashku në kuadër të 60 vjetorit të Fakultetit të Muzikës. Për të dyja ishte shumë i veçantë sepse Zina për Ulpianën është nënë dhe mësuese.
Zina gjatë bisedës u kthye pas në kohë duke na treguar se sa e vështirë ishte për të të këndoi një këngë në gjuhën kineze sepse mund të kuptoje melodinë por jo tekstin, një këngë e kënduar me sukses nga ajo.
“Kisha një këngë që i këndohej udhëheqësit të madh Mao Ce Dunit. Mbushur teatri ‘Skampa’ plot me kinezë, dhe unë që e kisha mësuar por kur nuk di çfarë thotë kënga, se dikush duhet ta përkthente që të lidhnim mendimin me fjalën. Po kush ta përkthente?! Fjalët më ikën në moment, vetëm kur erdhi refreni fillova të këndoj dhe të gjithë duartrokitën”.
Padiskutim që ajo cilësohet si zysha e shumë emrave shqiptar të suksesshëm në muzikën operistike si Saimir Pirgu apo Ermonela Jaho.
Ndërkohë Ulpiana me një rrugëtim të suksesshëm jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj, tha se asnjëherë nuk e ka menduar të jetojë përfundimisht në një vend tjetër.
Ulpiana tha se: “Kam jetuar për 15 vite jashtë, por jo sepse ka disa gjëra këtu që më pëlqejnë dhe më bëjnë të ndihem mirë në këtë lloj kaosi këtu”.