Një moment i frikshëm është filmuar teksa një peshkaqen i madh ka shkatërruar kafazin e qelqit të një zhytësi.
Nga ana tjetër, zhytësi është zhytësi detyruar të notonte furishëm për të shpëtuar.
Pamjet tronditëse nënujore treguan se Jimi Partington ishte me fat që shpëtoi i gjallë, pasi kutia e vogël e errët brenda së cilës ndodhej u shkatërruar ndërsa bisha 16 foot (4.8 metra) iu hodh nga poshtë duke e ekspozuar ndaj sulmeve të mëtejshme.
Pamjet tregonin Partington që notonte i qetë në ujë. Në një moment peshkaqeni fillon të rrethojë kafazin. Kur e arrin kutinë në të cilën ndodhej Partington ai e godet nga poshtë dhe e bën atë të përmbyset. Partington hidhet në ujë dhe fillon të notojë me shpejtësi, por fatmirësisht arriti të hipte në varkë.
Pamjet mahnitëse u postuan në internet si pjesë e Javës së Peshkaqenëve të Discovery.