Molliqaj thirrje policisë: Futuni brenda, ne mbajmë fjalimin e ecim në shtëpi (VIDEO)

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar nga policët që të hyjnë në objektin e Qeverisë në atë formë që të mbajë fjalim tek shkallët e objektit.

“Kërkojmë që Policia të futet brenda në objekt. Ndërsa ne do të mbajmë fjalime dhe do të shkojmë në shtëpi”, ka thënë Molliqaj.

Sidoqoftë, kjo kërkesë nuk është pranuar nga Policia e Kosovës e cila po vazhdon të qëndrojë tek hyrja e Qeverisë.


Shtuar 29.01.2022 14:42