Të martën moti pritet të marrë kthesën e papritur, si do të vijojnë temperaturat

Vendi vijon të jetë i përfshirë nga temperaturat e ulta pavarësisht kalimit ditëve kur termometri shënonte deri -18 gradë Celsius. Zona të tëra të vendit janë të mbuluara nga dëbora, ndërsa pjesa e Ultësirës Perëndimore është duke përjetuar temperatura normale dimri.

Megjithatë, gjithçka pritet të ndryshojë duke nisur nga e marta e javës së ardhshme, ku gjysma e vendit do të përfshihet nga dëbora, kurse gjysma tjetër do të përballet me reshje intensive shiu.

Stacionet meteorologjike ndërkombëtare raportojnë se gjatë të martës priten reshje shiu në të gjithë pjesën qendore, Ultësirën Perëndimore dhe në jug të vendit, ndërsa veriu, veri-lindja dhe jug-lindja do të mbulohen nga dëbora.

Temperaturat pritet të ulen me disa gradë duke nisur nga e marta kryesisht në zonat malore, kurse në pjesën tjetër të vendit nuk pritet ndonjë ndryshim për t’u shënuar krahasuar me javën që po lemë pas.

Për më shumë lajme nga moti klikoni këtu: https://albeu.com/moti/

Shtuar 29.01.2022 14:50

Tags: ,