Mjeku dhe kryeinfermieri rrihen me njëri-tjetrin te Spitali i Traumës, çfarë e shkaktoi sherrin

Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur ditën e sotme në ambjentet e brendshme të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve nga spitali bëjnë të ditur se në orët e paradites, kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped J.R.

Shkak mësohet se është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë. Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në dhunë fizike, por ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në koridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.

Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.

Ndëkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 17:16