Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE në gjysmën e parë të vitit 2022, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
“Vende si Ukraina, si dhe vende të tjera, e kanë parë prej kohësh të ardhmen e tyre në BE. Jo vetëm që nuk do t’i zhgënjejmë këto vende, por do të mbajmë premtimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo vlen edhe për disa vende në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, madje kjo është arsyeja pse tani në gjysmën e parë të vitit ne duhet të fillojmë përfundimisht bisedimet e pranimit me Tiranën dhe Shkupin”, tha Baerbock pas një takimi të vendeve të jashtme të BE-së në Luksemburg.
Sipas saj, hapja e bisedimeve për anëtarësim me të dyja vendet është një hap i vonuar.
Baerbock theksoi se ajo pati bisedime dypalëshe me ministren e Jashtme bullgare Teodora Gencovska, me çrrastë të dyja ranë dakord se në situatën aktuale është vendimtare fillimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Ajo gjithashtu u dërgoi një mesazh autoriteteve serbe se duhet të mbështesin politikat e BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, nëse Beogradi dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian./alsat