Ministri i Jashtëm rus: Perëndimi nuk respekton ligjin ndërkombëtar, ne jemi të gatshëm për dialog

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se Rusia do të jetë gjithmonë e gatshme për dialog, pavarësisht se forcat ruse kanë nisur një sulm të madh ushtarak në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, miqtë tanë perëndimorë nuk e respektojnë ligjin ndërkombëtar, duke u përpjekur ta shkatërrojnë atë dhe të promovojnë atë që ata e quajnë ‘rend të bazuar në rregulla’”, thotë Lavrov, raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

“Ne patëm diskutime intensive dhe të detajuara me kolegët tanë amerikanë, me anëtarë të tjerë të NATO-s. Shpresojmë se ka ende një shans për t’iu kthyer ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve ndërkombëtare”, thotë ai

Lavrov shton se Rusia “do të jetë gjithmonë e gatshme për një dialog që do të na kthejë përpara drejtësisë dhe parimeve të kartës së OKB-së”./albeu.com