Ministri Ahmetaj flet për krizën energjitike: Pjesë e një problemi global

Zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për krizën energjithike që sipas tij pritet të godasë vendin tonë.

Ahmetaj është shprehur se kjo situatë është e pashmangshme, pasi është pjesë e një krize globale, që ka prekur sipas tij pjesën më të madhe të vendeve në botë.

Sipas tij ka një shtim të përgjithshëm të kërkesave për energji në botë, gjë që sjell një efekt zinxhir në ekonomi sipas tij.

Ai gjithashtu shtoi se qeveria do I dalë në krahë qytetarëve dhe javën e ardhshme do ndërmarrë një plan të mirëfilltë masash.

“Kjo që po ndodh është pjësë e një krize të përgjithshme globale. Ju tani po e shihni se çfarë po ndodh me energjinë në botë. Ka shtim të kërkesave për energji elektrike”, deklaroi Ahmetaj./albeu.com