I’a “fike kandilin” Veliut, reagon Çuçi: Ai po largohet nga detyra me rezultate të larta

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shprehur vlerësimin e tij për figurën e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ari Veliut, i cili i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Rama ditën e djeshme.

Çuçi u shpreh se Veliu po largohet nga detyra me rezultate të larta. Ministri premton gjithashtu se do e çojë institucionin e Policisë në një nivel tjetër dhe drejtori i ri, Gledis Nano, sipas tij ka sfida të rëndësishme përpara.

Çuçi: Sot qeveria mori vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjitshëm Ardi Veliu dhe emërimin të Gledis Nano. Veliu largohet nga detyra me rezultate shumë të larta, duke e çuar si asnjëherë më parë këto 30 vite policinë e shtetit. Kjo falë përgjegjshmërisë që ka demonstruar në policinë e shtetit. Treguesit e policisë tregojnë një rritje dhe standart në policinë e shtetit. Në detyre, Nano i cili ka shërbyer për kohë të gjatë në antiterrorin e shtetit, ka një sfidë për ta cuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të policisë së shtetit në këto vite.

Pyetje: Thatë që treguesit e policisë janë përmirësuar por polici por Rama iu la 100 ditë kohë. Cfarë reformash keni bërë apo fikja e kandilit të Veliut?

Cuci: E keni keqkuptuar kandilin, janë situata që krijohen në një dinamikë komunikimi me opozitën. Unë kam vlerësim maksimal për Veliun, po të shohim numrin e vrasjeve që është përgjysmuar që nga 2013 apo operacioni forca e ligjit, që ka cuar 78 anëtarë të krimit të organizuar, apo performanca që është rritur./albeu.com