Milan firmos me dy sponsorë të fuqishëm

Milan ka bërë një sezon të mirë, duke u rikthyer pas 7 vitesh në luftë për titull. Megjithatë, klubi po mendon edhe për aspekte të tjera, sidomos me sponsorët, që luajnë një rol të rëndësishëm në aspektin financiar në këto kohë pandemie.

Së fundmi, Milani dhe gjiganti gjerman i automobilave “BMW” nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare bashkëpunimi. Makina e njohur ndërkombëtare do të integrohet plotësisht në aspektin komercial dhe sportiv të “Djallit”.

Ndërkohë që në prezantimin e akordit me “BMW” është marrë presidenti Skaroni, Maldini ndodhej në Dubai për të rinovuar me kompaninë e madhe të fluturimeve “Emirates”, që do të vijojë sponsorizimin deri në vitin 2023.

Siç dihet, Paolo Maldini është drejtor i sektorit sportiv dhe jo i atij tregtar ndaj prania e tij në Dubai me shefat e financave të klubit mund të shikohen nga dy pikëpamje. Fillimisht nuk duhet harruar popullariteti dhe vlerësimi që e shoqëron legjendën kuqezi, i cili ka vendosur të takohet personalisht me kreun e “Emirates”-it.

Në anën tjetër është përfshirja gjithmonë e më e madhe e Maldinit në çështjet strategjike të “Djallit”, sepse siç dihet, aspekti ekonomik është një nga prioritet e Milanit duket qenë se të ardhurat janë të njëjta me ato të dy dekadave më parë.

Këtë e dëshmojnë edhe zgjedhjet në merkato të legjendës, që në bashkëpunim me klubin, është orientuar drejt futbollistëve me potencial të lartë, por me kosto të përmbajtura. Besohet se Milani këtë vit rikthehet edhe në Champions League dhe kështu do të rregullonte bilancet.


Shtuar 1.04.2021 22:28