Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e së enjtes se nuk do të mërzitej nëse SHBA do ta shpallte “non grata” kryetaren e LSI-së pasi dogji mandatin.
Ama, për kreun e shtetit, është e papranueshme që të shpallet “non grata” Liri Berisha” që u ka shërbyer njerëzve dhe fëmijëve me probleme të autizimit.
“Kjo nuk ka lidhje. Belind Këlliçi çfarë ju thotë ky emër? Oerd Bylykbashi çfarë ju thotë ? Nuk i lëviz asgjë atyre që kam thënë , koha Berisha po të ishte i korruptuar nuk dilte të mbronte veten. Nuk do mërzitesha nëse SHBA do shpallte non-grata Kryemadhin që dogji mandatin. Por si President i Republikës të shpallet non-grata zonja e nderuar Liri Berisha e cila i ka shërbyer njerëzve, edhe sot që është në pension u shërben fëmijëve me probleme të autizmit. Kjo për mua është e papranueshme por ata kanë marrë këtë vendim. Gjithçka që kërkon t’i shërbejë propagandës së një qeveria që synon asgjësimin e opozitës është e papranueshme. Të pranoj unë nga zonja Bilali dhe krushku i Muzinit të bëjnë moral kjo është e papranueshme.”
Po ashtu, Meta u pyet nëse ai vetë i druhet një non-grata nga SHBA, duke marrë shkas edhe nga deklaratat dhe akuzat e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka shigjetuar presidentin si pjesë e trekëndëshit të Bermudës.
“Çfarë të them unë? Ai sa herë hap gojën, gënjen. Ai gënjen edhe në gjumë. Është gënjeshtar. Kjo është garë që e ka kryesuar gjithmonë ndaj është në këtë pozitë. S’kemi ça të flasim. 8 vite fliste në emër të gjermanëve. Të vazhdoj, është puna e tij. Unë kujt i druhem? I druhem popullit shqiptar. Vetëm sovranit. S’kam folur në emër të askujt dhe nuk spekuloj. Vetëm në emër të tyre do të flas. Ftoj popullin e Shqipërisë që të votojë kundër çdo politikani që flet në emër të të huajve. Për situatën ku e kanë sjellë vendin, të flasim ne emër të të tjerëve, po çfarë është kjo. Nuk kam asnjë shqetësim. Amerikën e kemi këtu, është vota e lirë. Kjo është Amerika, drejtësia e pavarur. Kjo histori ka përfunduar. Ne i përbuzim ata që nuk duam votën e lirë. Secili do të vlerësohet te vota. Këta që e kuptojnë se ju ka ikur vota, vetëm të abuzojnë dhe të shpërdorojnë, por s’dinë ça bëjnë”, tha Meta. /albeu.com/