Meta poston foton me ambasadorët, mes tyre dhe Yuri Kim: Urime Egjiptit

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi. Me anë të një postimi në Twitter, Meta teksa ka uruar Egjiptin për festën, ka postuar dhe pamje nga eventi. Në një ndër fotografitë, shihet Meta në krah të ambasadores amerikane Yuri Kim.

Postimi i Plotë:

I gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi mik, për të ndarë urimet më të mira për prosperitetin e popullit egjiptian dhe për Presidentin Abdelfattah Elsisi. Të vendosur për të forcuar më tej lidhjet e forta historike e kulturore dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira historike, politike, kulturore dhe njerëzore midis dy vendeve e popujve tanë.


Shtuar 30.06.2022 22:20