Meta përkujton Asdrenin: Një prej frymëzuesve më të spikatur për krijimin e shtetit të lirë shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme 150-vjetorin e lindjes së patriotit Aleksnadër Stavre Drenova, i njohur gjerësisht si Asdreni.

Meta thotë se, veç krijimit të Himnit Kombëtar, ai luajti rol frymëzues në krijimin e shtetit të lirë shqiptar dhe emancipimin shoqëror. Kreu i Shtetit më pas, ka ndarë një filmim të rrallë me zë e figurë që daton në vitin 1929, të këndimit të Himnit, të prezantuar nga akademiku Vasil Tole.

Postimi i Presidentit, Ilir Meta

Në 150-vjetorin e lindjes, nderojmë sot kujtimin e paharruar dhe veprën e shquar të atdhetarit, patriotit të madh dhe rilindasit të ndritur, Aleksandër Stavre Drenova (ASDRENI), autorit të Himnit tonë Kombëtar dhe një prej frymëzuesve më të spikatur të popullit tonë në luftën për pavarësi, krijim të shtetit të lirë shqiptar dhe emancipim shoqëror.
Në këtë ditë, po ndaj me ju një filmim të rrallë me zë dhe figurë, të vitit 1929 në Tiranë, më të vjetrin e publikuar derimë tani të këndimit të Himnit Kombëtar, të prezantuar nga akademiku i njohur, Vasil Tole./albeu.com