Meta nuk tërhiqet: I bindur se pas 20 vitesh do marr një mandat të dytë si President

Presidenti Ilir Meta u shpreh është I bindur se pas 20 viteve do të rizgjidhet për një mandat të dytë si President i Republikës.

Meta tha se detyra e tij para zgjedhjeve ishte të çonte popullin shqiptar drejt kutive të votimit më 25 prill dhe sipas tij e arriti.

Ai gjithashtu theksoi se askush nuk mund ta shkarkonte atë para 25 prillit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Pse kërkuat largimin e trupës gjykuese?

Meta: S’dua që të hyjë në çështje me persona të caktuar. Ka mundësi që të bëhemi serioz. Integriteti i secilit varet nga ligjet, kushtetuta dhe s’dua të hyjë në këtë çështje. Nuk gjen dot një gjykatë që çështja merret dhe zgjidhet nga gjyqtari pa short. Në GjK tonë të re çështja merret vetë apo jepet nga dikush nuk e di, por kjo është në kundërshtim me ligjin. Çdo gjykatë në Republikës së Shqipërisë e cakton çështjen  m short nuk di se në Gjykatën më të lartë të ndodhë diçka e tillë. Ky parlament duhet të shprehte vullnetin politik që opozita e kërparatave është zëvendësuar me shumë deputetë të tjerë kërpëratash. Ky nuk është problemi im por ata duhet të ishin shprehur. Nuk më vjen keq sepse e di që pas 20 vitesh do ta bëj mandatin e dytë si president. Unë tani kam një rrugë të re kisha plan tjetër, ndoshta të merrja një mandat të dytë, të bënim edhe disa ndryshime për të mbrojtur të drejtat.

Pyetje: Thellë- thellë do të dëshironi që mazhoranca t’ju shkarkonte përpara zgjedhje të 25 prillit?

Meta: Nuk kishte shanse dhe mundësi, jo Parlamentit apo mazhoraca që të më shkarkonte mua përpara 25 prillit,.. Detyra ime ishte që ta çoja popullin shqiptar të tradhtuar nga klasa e vet politike./albeu.com/