Meta nuk i ndahet Ramës: Publikon nga rruga e coptuar në Borsh dhe e quan “ kryeveprën e babëzisë”

Rruga e Borshit u dëmtua nga përmbytjet e disa muajve më parë. Presidenti Meta ditën e sotme ka denoncuar rrugën e prishur në Borsh, (e ndërtuar nga Salillari), duke e quajtur një “kryevepër të babëzisë”.

Në turin e tij të takimeve në Sarandë, kreu i shtetit ka ndaluar në Borsh dhe deklaron se dita e zgjedhjeve do të jetë një referendum kundër korrupsionit.

POSTIMI I PLOTË I METËS:

Rruga në Borsh u ça në dysh nga përmbytjet e disa muajve më parë, ndërsa ende nuk është rikthyer në normalitet.

Rruga është e pakalueshme në njërën anë, ndërsa banorët denoncuan menjëherë pasi ngjarjes se dyshonin për cilësinë e punimeve të kryera nga kompania Salillari.

Ndërkohë që KLSH ka nisur hetimet për një rrugë që ka kushtuar 13.7 milionë euro dhe u shemb me përmbytjen e parë në zonë. Por edhe nga hetimit deri më tani nuk është konkluduar asgjë. /albeu.com/

 

 

Në një nga kryeveprat e babëzisë.
25 Prilli, referendum kundër korrupsionit!
Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit! 🇦🇱

Posted by Ilir Meta on Sunday, April 11, 2021

Shtuar 11.04.2021 10:04