Meta kundërshton reformën territoriale: Fushë-Arrëzi duhet mbështetur, jo shkrirë

Ilir Meta ka dalë kundër Reformës Territoriale dhe çdo ndërhyrjeje që prek Bashkinë e Fushë-Arrëzit, duke pretenduar se synimi për shkrirjen e saj lidhet me faktin që ajo drejtohet nga opozita.

Përmes një reagimi në Facebook, Meta deklaron se Fushë-Arrëzi nuk meriton të shkrihet. Sipas tij, kjo njësi vendore renditet mes 9 bashkive të para për performancën më të lartë dhe jep një kontribut vjetor prej mbi 200 milionë eurosh në GDP.

Të lidhura

None found

“Është koha t’i thuhet JO ‘Paketës së Maleve’ në Bashkinë e Fushë-Arrëzit! Kjo bashki ka burime të shumanshme për zhvillim, është ndër 9 bashkitë e para me performancën më të lartë dhe kontribuon çdo vit me mbi 200 milionë euro në GDP”, shprehet Meta.

Ai vë në dukje bukuritë e jashtëzakonshme natyrore të zonës dhe masivet pyjore, të cilat, sipas tij, krijojnë mundësi të shumta për turizmin malor. Meta pretendon se goditja ndaj Fushë-Arrëzit synon zbrazjen e trevës, për të krijuar një hapësirë që më pas do të merret nga grabitqarët e “Paketës së Maleve”.

Sipas Metës, kjo nismë përbën gjithashtu një sulm ndaj suksesit të jashtëzakonshëm të arritur në administrimin e bashkisë nën drejtimin e opozitës, veçanërisht nga kryetari Hil Curri dhe punonjësit e përkushtuar të administratës.

Ai i sugjeron z. Mazniku, për të cilin thotë se nuk ka shkuar asnjëherë në Fushë-Arrëz, madje as për të takuar këshilltarët e PS-së e jo më qytetarët, që të dërgojë atje për trajnim punonjësit e administratave të bashkive të marra nga “Rilindja”. Sipas Metës, ata duhet të mësojnë nga administrata e shkëlqyer e Fushë-Arrëzit, e cila për shërbimin, përkushtimin, sjelljen, transparencën dhe llogaridhënien mund të krahasohet vetëm me bashkitë e vendeve skandinave.

Meta deklaron se popullimi i kësaj treve ka nisur falë aftësive menaxhuese të kryetarit Curri dhe administratës, politikave e projekteve që nxisin investimet, si edhe mbështetjes nga diaspora. Pikërisht për këtë arsye, sipas tij, Edi Rama kërkon ta godasë Fushë-Arrëzin, pasi axhenda e tij është shpopullimi dhe shkombëtarizimi.

Në përfundim, Meta thekson se, edhe në shenjë respekti për vuajtjet e shumë intelektualëve të dënuar dhe të internuar politikë, Bashkia e Fushë-Arrëzit meriton vetëm përkrahje dhe nuk duhet të shkrihet kurrë.


Shtuar 11.08.2026 16:32

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetpas girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom