Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa ka deklaruar se do të rrëzojnë Ramën me 14 maj, u ka i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 12 nëntorit, të thirrur nga opozita.
“Tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme. Tek zgjerimi dhe konsolidimi i shtresës së mesme të shoqërisë, sepse qeveria i ka shpallur luftë kësaj shtrese, pasi kjo shtresë është garante për mbrojtjen e demokracisë në vend. Dje pata një takim me prindër të nxënësve që u kanë mbyllur shkollën padrejtësisht. Me qindra fëmijë po përjetojnë një traumë, një arbitraritet që nuk kursen as shëndetin mendor të vogëlushëve. Ndaj Partia e Lirisë i fton të gjithë qytetarët shqiptarë që më 12 nëntor të thonë fjalën e tyre. Koha e arbitraritetit dhe nëpërkëmbjes së të drejtave të shqiptarëve ka marrë fund. Të bashkohen në protestë të rinjtë me moton për të larguar këtë qeveri dhe për të ndalur largimin e shqiptarëve. Projekti për largimin e shqiptarëve ka marrë fund. Shqipëria do u përkas të rinjve, do u përkas shqiptarëve. Në mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt do të jemi të gjithë nga sheshi Skënderbej e deri te Nënë Tereza për të festuar triumfin e demokracisë”, u shpreh Meta.