Meta paralajmëron Ramën: Le ta provojë të bëjë tërmet në Vlorë

Kreu i shtetit Ilir Meta ditën e sotme në një dalje urgjente për mediat apeloi me tone të ashpra zbardhjen e krimit të rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Elbasan, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Më tej, Meta u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nesër t’u drejtohen kutive të votimit teksa bëri një paralajmërim të fortë për ata, që sipas tij synojnë të prekin votën, duke theksuar: “Le ta provojë të bëjë tërmet në Vlorë”.

Më herët, Presidenti është shprehur se do të jetë vetë në Vlorë, ku do të ndjekë nga afër procesin zgjedhor.

“Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Jemi popull evropian. Qytetarët janë ndërgjegjësuar. Me hir apo hapur Shqipëria nesër do të jetë model.

Presidenti ka vetëm një votë të barabartë me të gjithë të tjerët. Kështu që ju falënderoj shumë edhe ju ftoj të jeni në gatishmëri tërë kohën. Parandalimi më i mirë është përgjigja e shpejtë për Elbasanin.

Prokurorët që kanë bërë ping-pong me denoncimet e PD. Boll u bë ping-pong me dosjen e Shijakut. Le ta provojë të bëjë tërmet në Vlorë. Me qetësi dhe vendosmëri votoni për kë t’ju dojë zemra edhe për kandidatët”, deklaroi Presidenti.

Shtuar 24.04.2021 12:04