1 ditë para zgjedhjeve! Si po “mashtrohen” fermerët me naftën që u mungonte prej muajsh (VIDEO)

Ndërkohë që nesër mbahet zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në Fier dhe në Vlorë po shpërndahen tollone me naftë për fermerët.

Pas shumë muajsh pritje, Drejtoria e Bujqësisë në këto dy qytete po shpërndan masivisht naftë për fermerët.

Për mediat, fermerët kanë deklaruar se ishin në pritje prej dy muajsh, dhe vetëm dje janë lajmëruar për t’i tërhequr ditën e sotme.

Dhe pse sot është heshtje zgjedhore, dhe administrata është pushim, si duket drejtoria e Bujqësisë ka angazhuar punonjësit për të maksimizuar votat ditën e dielë. /albeu.com/

Shtuar 24.04.2021 12:04