Merr sot detyrën, zbardhet axhenda e Kurtit në ditën e parë si kryeministër

Albin Kurti merr sot zyrtarisht detyrën e kryeministrit. Ceremonia do të mbahet në godinën e Qeverisë  kjo ceremoni duke filluar nga ora 10:00.

Pas pranimit të detyrës së re, në ora 11:30 do të mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë.

Pastaj, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga ora 13:00.

Po ashtu, zyra e kryeministrit bën të ditur se Kurti do të takohet edhe me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog. Takimi mes tyre do të fillojë në ora 14:30.

Ndryshe, dje Kuvendi ka zgjedhur Qeverinë e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin.

Pro Kurtit kanë votuar 67 deputetë, ndërsa kundër tij 30 deputetë./albeu.com


Shtuar 23.03.2021 09:38