Merr fund ëndrra e dy kunetërve shqiptarë në Angli, kapen duke kultivuar kanabis në shtëpi bari

Dy shqiptarë në Britani, të cilët janë dhe kunetër, janë arrestuar teksa u kapën duke kultivuar kanabis në një banesë.
Dy shqiptarët, Adrian Q. dhe Ervin A. tentuan të arratiseshin, por u kapën në kopshtin e banesës. Në dy dhoma ata po kujdeseshin për rritjen e 83 rrënjëve kanabis.

Vlera e drogës që po rrisnin shkonte nga 7 mijë deri në 28 mijë Paund. Gjykata ka dhënë një dënim prej 14 muajsh për kunetërit shqiptarë.
Përfaqësues të autoriteteve britanike kanë thënë se në ndërtesën që ishte kthyer në një laborator droge janë gjetur ventilatorë, freskuese, llamba, dhe pajisje të tjera që shërbenin për rritjen e kanabisit.

Adriani kishte shkuar në Britani para disa javësh për të larë një borxh që kishte i ati. Kishte qenë kunati, ai që ia kishte sugjeruar ardhjen. Vetë Ervini kishte shkuar në Britani para 6 apo 7 muajsh dhe ishte në borxh prej 12 mijë paundësh me njerëzit që e kishin dërguar në Angli. I riu shqiptar ka thënë se paratë do t’i shlyente me anë të punës që do të bënte aty.


Shtuar 9.07.2021 20:59