Mercedes tërheq nga tregu rreth 1 milion makina për shkak të problemeve me frenat

Prodhuesi gjerman i makinave Mercedes-Benz po tërheq pothuajse 1 milion automjete të vjetra nga e gjithë bota për shkak të problemeve të mundshme me sistemin e tyre të frenimit.

Gjatë fundjavës, kompania tha se do të kontaktojë pronarët e automjeteve pasi frenat e tyre mund të ndikohen nga ajo që e quajti “korrozioni i avancuar”.

Tërheqja prek gjithsej 993,407 automjete, duke përfshirë 70,000 në Gjermani.

Mercedes tërhoqi një numër të ngjashëm makinash vitin e kaluar për një problem sigurie me sistemin e tyre të thirrjeve emergjente.

Kompania tha se automjetet në tërheqjen e fundit ishin ndërtuar midis 2004 dhe 2015 dhe ishin nga seritë e saj ML dhe GL të SUV-ve dhe minifusave luksoze të klasës R.

Mercedes tha se po fillon tërheqjen menjëherë dhe se procesi do të përfshijë inspektimin e automjeteve potencialisht me defekt dhe zëvendësimin e pjesëve nëse është e nevojshme./albeu.com