Megaoperacion policor në Elbasan e Lushnje, bashkëpunëtori i policisë “fundos” grupin e vrasësve me pagesë

Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit.

Në kuadër të këtij aksioni janë lëshuar 15 urdhër arreste.

Të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes.

Këto ndalime nga policia kanë ardhur për shkak të bashkëpunimit të një të arrestuari me autoritetet.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka pranuar të rrëfejë gjithçka duke nxjerrë zbuluar një grup vrasësish me pagesë, të përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Urdhërarrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa më pas dosja do i kalojë SPAK-ut për procedura të tjera hetimore.

Mësohet se janë zbardhur 6 vrasje, të cilat ishin nën hetim. Mes tyre janë zbardhur edhe pesë atentate me eksploziv.

Raportohet se vrasjet kanë qenë të kryera me pagesë, ndërsa dy prej tyre janë kryer në Greqi.

/Albeu.com/ 


Shtuar 27.09.2023 22:11