Media gjermane: Tubacionet e “Nord Stream” mund të dalin përgjithmonë nga funksioni

E përditshmja gjermane Tagesspiegel raporton se autoritetet gjermane supozojnë se tre seksione të Nord Stream 1 dhe 2 mund të jenë “përgjithmonë të papërdorshme”, pasi uji i kripur do të gërryente tubacionet nëse nuk riparohen shpejt.

Për shkak të kompleksitetit të sulmit, ekspertët dhe ata në qarqet e qeverisë gjermane besojnë se ai mund të kryhet vetëm nga një aktor shtetëror, thotë gazeta.

Një teori është se zhytësit mund të kenë vendosur eksploziv në tuba, raporton Tagesspiegel.

Gazsjellësi Nord Stream 1 shtrihet 1200 km (745 milje) nga bregu rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë veri-lindore nëpërmjet Detit Baltik.

Ajo u hap në vitin 2011 dhe dërgonte maksimumi 170 metra kub gaz në ditë nga Rusia në Gjermani.

Ndërtimi i një tubacioni të dytë, paralel, Nord Stream 2, përfundoi vitin e kaluar, por projekti u ndërpre pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe ajo nuk filloi kurrë të dërgonte gaz./albeu.com