Me rënien e temperaturave, shtrenjtohet energjia elektrike në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që të shtrenjtohet energjia elektrike pas rënies së temperaturave. Sipas Rizvanollit, si rrjedhojë e motit të mirë në këtë kohë dhe uljes së kërkesës për energji elektrike, çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie dukshëm.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike pas rënies së temperaturave.

Sipas saj, importi i rrymës do të vazhdojë.

“Gjatë muajve të verës disa njësi të termocentralit kanë qenë remont. Pas kësaj është marr vendimi për shpalljen emergjente me rrymën. Duke qenë se situata nuk pritet të stabilizohet, mirëpo pritet që të vështirësohet gjatë muajve të dimrit, duke qenë se bien temperaturat e konsumi të rritet, me gjithë gjatë dy javëve te fundit kemi parë një ulje të çmimit në tregun evropian, por kjo do të jetë e përkohshme”.

Ajo ka shtuar se sasia e peletit në vend është e përballueshme dhe se kjo do të ndikoj tek ata që e përdorin këtë lëndë për ngrohje.

“Peleti që ka qenë duke eksportuar tani shitet në Kosovë. Iu lus të miratoni masa emergjente edhe për 30 ditë ligjin për energji. Sasia që prodhohet është e konsiderueshme. Dhe kjo mund të bëhet përmes aprovimit të ligjit për masat ndërhyrje në treg që të vendoset çmim tavan. Importi do të vazhdojë në masën që është e mundur”.

Rizvanolli ka sqaruar se aktualisht janë në funksion dy njësi të termocentralit Kosova A dhe Kosova B. Tutje, ajo shtoi tha se Qeveria ka ndarë 6 milion euro për tejkalim të energjisë.

“Prodhimi nga këto dy njësi është deri 135 megavat orë. Njësi A5 është jashtë funksionit. Sa i përket termocentralit Kosova B janë kryer remontet. Gjatë periudhës së mbetur të këtij viti mundësitë e KEK janë të veprojë me B1 dhe B2. Sa i përket prodhimit total janar-shtator termocentrali Kosova B ka tejkaluar planin e prodhimit. Prodhimi i energjisë ka pasur realizim 101 %. Një pjesë e energjisë është depozituar në kesh. Për periudhën shkurt e shtator janë dispurzuar 50 milionë. Pritet të kursehen 18 milionë euro. Masa janë të dizajnuara ulja e konsumit të energjisë dhe qëllimi i dytë të ndihmohen familjet e varfra. Një shtresë që ka mbetu pa u prekur ka qenë ajo pjesë e familjeve që kanë hyrë për herë të parë në shtëpi apo banesë. Sa më shumë që shfrytëzohet Termokos gjenerimi do të jetë më i lartë. Mund ta kërkojmë nga KEK një raport me shkrim”.

Në Komision është miratohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në energji, pa votat e opozitës.

Komisioni gjithashtu ka miratuar Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim javën që shkoi në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë./monitor


Shtuar 1.11.2022 17:21