Me pranga dhe i rrethuar nga policë, arrestohet Princi i Përputhen (VIDEO)

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku njëri nga konkurrentët e Përputhen shoqërohet në polici. Bëhet fjalë për Princin, por ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij. Në videon e publikuar nga Vipat e Bllokut duket konkurenti dhe disa persona të tjerë të shoqëruar nga forca të shumta policie.

Princi ka disa muaj në emision dhe në fillim shfaqi pëlqim për Jasminën me të cilën realizoi një takim shumë romantik, por marrëdhënia e tyre u ndërpre pasi konkurrentja vazhdoi njohjen me Andin. Tani Princi po zhvillon takime me Aristelën, për të cilën është shprehur se e pëlqen atë.

Shtuar 1.05.2021 11:05