“Më ngacmonte vajzat”, si u vra 25 vjeçari në Shkodër me breshëri kallshnikovi

Emiljano Ndou, 25 vjeç u vra mbrëmjen e djeshme në Shkodër, me breshëri plumbash kallashnikovi nga 47 vjeçari Mark Kodra.

47 vjeçari ka thënë në Polici se i riu “ia kishte sjell në majë të hundës” pasi i kishte ngacmuar vajzat.

Emiljano Ndou lëvizte me një motor sportiv në zonë dhe fqinji pretendonte se duke i dhënë gaz motorit në rrugën para shtëpisë së tij, ai i ngacmonte vajzat.

Dy fqinjët kanë pasur dhe më parë konflikte me njëri-tjetrin, pikërisht për dyshimet se 25 vjeçari ngacmonte vajzat e autorit 47 vjeçar.

Mark Kodra është arrestuar nga Policia pas ngjarjes pasi nuk ka tentuar të largohet, por ka pritur me armë në shtëpi derisa Blutë e Shkodrës ta prangosnin.

 

 


Shtuar 29.05.2021 10:27