Me kërkesë të Zelenskyt, mblidhet sot Këshilli i Sigurimit të OKB pas sulmeve të rënda ruse

Nuk është vetëm G7 dhe NATO që diskutojnë sot krizën rreth pushtimit të Ukrainës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet gjithashtu më vonë për të diskutuar sulmet ruse kundër civilëve pas sulmit me raketa të së hënës në qendrën tregtare Kremenchuk, thotë ambasadorja e SHBA në OKB.

Linda Thomas-Greenfield e përshkroi sulmin si “absolutisht të pështirë”, duke shtuar se duhet të vazhdojmë ta mbajmë Rusinë përgjegjëse.

Rusia është ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili përfshin gjithashtu SHBA-në, Britaninë e Madhe, Kinën dhe Francën.

Ajo ka të drejtën e vetos, por nuk ka qenë në gjendje të parandalojë diskutimet kritike të pushtimit./albeu.com

Shtuar 28.06.2022 15:13