Me jelek anti-pumb dhe kokë ulur, del para gjykatës shqiptari që vrau gruan në Greqi

40-vjeçari shqiptar që vrau dje gruan me thikë në Athinë, për arye xhelozie, ka dalë sot para gjykatës dhe më pas është shoqëruar në komisariat.

Florand Shehu, ndërsa po mbërrinte në gjykatë ishte veshur me jelek anti-pumb dhe kokën e mbante ulur.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, dhe sipas fqinjëve të tyre çifti prej kohësh kishin pasur zënka. Zërat e grindjeve të tyre dëgjoheshin në të gjithë pallatin, dhe të shumë kishin qenë komshinjtë që kishin dëgjuar zërin e 31-vjeçares Ana që bërtesite për ndihmë./albeu.com


Shtuar 31.07.2021 11:33