“Digjitalizimi bëri që të hiqet një copë letër”/ Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se vendi po bashkëpunon me gjigantë të teknologjisë për të integruar inteligjencën artificiale në prokurimet publike, një sistem që pritet të jetë operacional në vitin 2028.

Gjatë fjalës së tij në Javën e Administratës Publike, Rama vlerësoi përparimin e digjitalizimit si mjetin kyç për modernizimin e shërbimeve, duke theksuar se faza e re e sistemit do ta eliminojë përfundimisht problematikat e kadastrës për qytetarët.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar suksesit të Maturës Shtetërore, kreu i qeverisë rikonfirmoi se ndryshimet e qëndrueshme dhe shmangia e abuzimeve arrihen vetëm përmes zhvillimit teknologjik dhe sistemit.

“Digjitalizimi bëri që të hiqet një copë letër. Pushimet e emigrantëve ishin radhë mes plazheve dhe sporteleve për të marrë shërbim. Mbaroi puna drastike e milingonave për të digjitalizuar kadastrën, me mbështetje të BE, brenda afatit të përcaktuar. Tani vjen faza tjetër, vjen faza e ndërtimit të sistemit që do e bëjë përfundimisht kadastrën njësoj si të gjitha shërbimet e tjera. Do të ikë nga jeta e shqiptarëve edhe ky makth i kadastrës.

Sot, Shqipëria është duke punuar për të pasur modelin e parë të inteligjencës artificiale për prokurimet publike nga A-Zh. Ne jemi duke punuar me gjigandët e teknologjisë, do të testohet vitin e ardhshëm dhe më pas për të hyrë në punë në vitin 2028. Kur të jetë funksional do ta heqë përfundimisht problemin e fondeve publike dhe të tenderave. Përmirësimet e qëndrueshme vijnë vetëm nga sistemi. Të gjitha synimet e bëra në ligj synojnë këtë dhe padyshim që teknologjia do të ndihmojë shumë edhe në zona që janë më vulnerabël. U bë Matura Shtetërore dhe nuk u dëgjua asgjë nga ato që dëgjoheshin vitet e kaluar”, tha Rama.


Shtuar 3.07.2026 11:52

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş