Me dyer të mbyllura, sot është përballja e parë Rama-Meta në Gjykatën Kushtetuese

Ditën e sotme  do të jetë përballja e parë mes Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama.

Ishte kryeministri Rama i cili kërkon përballjen me Metën gjatë seancës plenare duke shtuar se për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi si pasojë e COVID-19, seanca do të zhvillohet pa praninë e publikut.

Përballja do të jetë në orën 10:00 dhe ka si objekt zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit.

Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet:

Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.

NJOFTIMI:

18 Maj, 2021

Kërkues

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Objekti

Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
Ora 10:00 /albeu.com/

 


Shtuar 18.05.2021 08:25