Me dokumenta false drejt Italisë, prangosen dy persona në portin e Durrësit

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare në portin e Durrësit.

Sipas burimeve, të arrestuarit janë A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit:

A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 karta identiteti dhe 2 leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara,” njofton policia./albeu.com/