Me çfarë statusi ishte Alex Soros në Samit?

Prezencën e Alex Soros, pas shpinës së Edi Ramës në tryezën e Samitit BE-Ballkani Perendimorr, shkaktoi pikëpyetje për rolin e tij në këtë Samit, por edhe në takime të tjera.

Pamja e ngjashme ka qenë edhe dje në Samitin për Ukraninën ku Alex Soros iu bashkua kryeshtetasve ne fotografinë familjare të Samitit, transmeton AlbEu.com.

Këshilltarja e Ramës, Odeta Barbullushi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua për Samitin e Ukrainës të mbajtur në Tiranë është pyetur edhe për këtë ceshtje.

Sipas shpjegimit të saj, prania e Alex Soros në Samit ka nënkuptuar se ai është i kudogjendshëm pasi kontribuon me shoqatat e tij për qeveritë e rajonit.

Pjesë nga biseda në studio:

Andi Tela: Me çfarë statusi ka qenë Alex Soros në Samit?

Ylli Rakipi: Jo vetëm në këtë Samit por edhe në shumë takime të tjera.

Odeta Barbullushi: Ka qenë në nivelin e vëzhguesit, ai nuk foli dhe nuk ishte pjesëmarrës në tavolinë. E para, pjesë e ekipit do të thotë të jetë pjesë e delegacionit dhe nuk ishte pjesë e delegacionit.

Ka organizata rajonale që ndihmojnë për integrimin Europian, organizata ndërqeveritare. Ka qenë në të njëjtën takim në Shkup si vëzhgues. Pa hyrë në detaje, sepse kjo është të flasësh për pjesëmarrjen e një organizate.

Këta kanë qenë pjësë e implementimit të proceseve, demokratizuese, të paqes, etj. Po ta krahasojmë, kontributi që ka dhënë është që fillim të viteve 90’ dhe është domethënës.

Të gjithë vendet pjesëmarrëse aty, ndërveprojnë me të njëlloj si ne dhe nuk e kanë problem që është pjesë si vëzhgues. Ai është pjesëmarrës në konferenca shumë prestigjoze, prandaj nuk e di pse në kontekstin tonë është kjo lloj ndjeshmërie.

Neritan Sejamini: Ai në Shtëpinë e Bardhë është privatisht. Nëse nuk do të ishte kështu bëhet skandal. Vajtjet në Shtëpi të Bardhë janë private, por edhe ato bëhen objekt diskutimi. Organizatat që ju përmendët janë ndërqeveritare.

Qenia e tij aty ka diçka që bie ndesh. Nuk ndodh në asnje vend të botës, të jetë mbrapa liderëve, si të ishte mbrapa Presidentit të SHBA. Kjo nuk është normale.


Shtuar 29.02.2024 23:50