Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur në SPAK ku është thirru për t’u marrë në pyetje për skandalin me koncesionin e sterilizimit.
Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).
Në dritë kanë dalë fakte se është abuzuar me qendrën e sterilizimit, të cilën shteti ia fali koncensionarit. Koncesionin e fitoi biznesmeni mik me Ilir Beqajn, ndërsa bëhet me dije se ish-ministri iu kërkonte kirurgëve të ulnin numrin e operacioneve, ndërsa paratë për koncesionarin shkonin lumë.
Ky skandal nxjerr në pah faktin që Qendra e Sterilizimit në QSUT e inauguruar prej 8 vitesh nuk ishte vënë asnjëherë në punë. Përse nuk ishte vënë kurrë në punë, aludimet mund të jenë për një skenar më prapavijë të qartë. Ndoshta edhe për të lehtësuar dhe shpejtuar procedurat e një koncesioni të tillë. Anëtarët e komisionit thonë se arsyeja e vetme, që qendra nuk u vu në funksion, ishte se mungonin specialistët e fushës./albeu.com